Lajme

Charles McGonigal pranon fajësinë, akuzohet se punoi për oligarkun rus Deripaska

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për çështjen e ngritur ndaj tij se ka punuar për një oligark rus, të sanksionuar nga SHBA.

Kështu raporton rrjeti amerikan, CNN.

“Ish-kreu i kundërzbulimit në zyrën e FBI në Nju Jork u deklarua fajtor të martën për një akuzë të komplotit në lidhje me punën e bërë për një oligark rus të sanksionuar në vitin 2021.

Charles McGonigal, një veteran i FBI prej 22 vitesh, i cili doli në pension në vitin 2018, u deklarua fajtor në gjykatën federale për një akuzë të komplotit për të shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave dhe pastrim parash, për shkak të një marrëveshje për pranimin e fajësisë të arritur me prokurorët nga Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Ish-zyrtari i turpëruar i rangut të lartë të FBI u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar ‘John F. Kennedy’ në janar dhe u akuzua në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington, se kishte punuar për oligarkun rus të sanksionuar, Oleg Deripaska dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro.

Avokati i McGonigal, Seth DuCharme tregoi së fundmi se ata mund të zgjidhin edhe çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit,” raporton CNN. /syri.net/

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Rruga Press

YouTube player