Charles Leclerc do të niset i pari në garën e Australisë, ndjek Verstappen
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka fituar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë, teksa garën e nesërme do ta nisë nga vendi i parë.
Leclerc ishte më i shpejti sot me kohën 1:17.868 dhe nga piloti i parë pranë tij do të jetë Max Verstappen me Red Bull.
Në rreshtin e dytë do të jenë Sergio Perez (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren), dhe në të tretin pilotët e Mercedesit Lewis Hamilton dhe George Russell.
Pas 103 garave, Valtteri Bottas nuk arriti të renditet në 10-tëshen e parë, teksa garën e nesërme do ta nisë nga vendi i 12-të.
Gara për Çmimin e Madh të Australisë zhvillohet nesër në Melburn në pistën Albert Park duke filluar nga ora 19:00.
Rruga Press