Champions League, nesër përzihen 32 ‘goglat’ për ndeshjet në grupe…
Mungojnë vetëm tre skuadrat e fundit, të cilat do të përcaktohen sonte, për të plotësuar numrin e 32 skuadrave, që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions League.
Katër vazot e para – 32 skuadrat do të ndahen në katër grupe. E para përbëhet nga ekipi kampion në fuqi i Champions League, fituesi i Europa Leagues, si skuadrat finaliste, të cilat nuk fituan një garë europiane 2020/21; në vazon e dytë deri në të katërt, përcaktohen nga renditja e klubeve. Për momentin janë 29 ekipe të kualifikuara, që presin tri fituesit nga ‘play-off’-et e planifikuara për sonte.
Vazoja e parë: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille, Sporting Lisbon.
Vazoja e dytë: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund.
Vazoja e tretë: Porto, Ajax, Leipzig, Atalanta, Zenit, Benfica, Dinamo Kiev*, Besiktas*.
Vazoja e katërt: Bruges, Young Boys, Milan, Malmoe, Wolfsburg, Shakhtar Donetsk*, Salzburg*.
Kriteret për shortin – Ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra: shorti do të bazohet në renditjen e UEFA-s, e cila përcakton koeficientin e secilës skuadër, duke llogaritur rezultatet sportive të viteve të fundit. Asnjë skuadër nuk mund të luajë kundër një skuadre nga e njëjta federatë.
Në rastin e federatave me dy skuadra përfaqësuese, ato ndeshjet do t’i luajnë mes të martës dhe të mërkurës. Në rastin e federatave me katër ose më shumë përfaqësuese, do të bëhen dy çifte, të cilat bazohen në oraret televizive dhe do të konfirmohen para shortit.
Hedhja e shortit – Transmetimi i drejtpërdrejtë i hedhjes së shortit për ndeshjes e fazës së grupeve të Champions League 2021-22 do të transmetohet të enjten, më 26 gusht, nga ora 18.00, në faqen zyrtare të UEFA-s.
Datat e ndeshjeve në grupeve
Java e parë: 14/15 shtator
Java e dytë: 28/29 shtator
Java e tretë: 19/20 tetor
Java e katërt: 2/3 nëntor
Java e pestë: 23/24 nëntor
Java e gjashtë: 7/8 dhjetor
Rruga Press