Champions/ 7 përmbysje në 236 përballje, Milani drejt misionit të pamundur në derbi ndaj Interit
Në thuajse 100 vjet përballje mes tyre, Milani dhe Interi i kanë dhënë jetë shumë ndeshjeve epike.
236 sfida milaneze në vetëm shtatë prej tyre kuqezinjtë kanë ditur të reagojnë pasi janë gjendur në disavantazh pas një pjese loje.
Në të gjitha rastet ka ndodhur pas viteve ’70-të, ndërkohë që deri në atë kohë përmbysjet ishin provuar nga lojtarë të Interit.
Sa u përket kuqezinjve, për herë të parë i ka ndodhur në 1984-ën, ndërsa e fundit është diçka më shumë se një vit më parë, kur Giroud me dopietën e tij anulonte avantazhin e Perisiçit.
Në mes edhe pesë sfida të tjera, por vetëm në njërën prej tyre “djalli” ka ditur të zhvlerësojë dy gola avantazh të kushërinjve.
Ishte viti 2004 kur Kristiano Zaneti dhe Stankoviç gjenin rrugën e rrjetës duke i dhënë jetë një feste të parakohshme zikaltër.
Reagim kuqezi vjen në 45 minutat e dytë me Jon Dahl Tomason, Kaka dhe Sedorf, që me silurën e tij parajsën ua dhuron milanistëve.
Në ndeshjet e tjera avantazhi interist ka qenë gjithmonë minimal. Kjo ndodhte në 1984-ën, 1987-ën, 1999-ën, 2001-shin dhe siç thamë në 2022-shin.
Në fakt, në historikun e “remuntadave” të Milanit është edhe Superkupa e vitit 2011. Uesli Snajder çonte në avantazh të tijtë që në pjesën e parë, ndërkohë që golin e holandezit e anulonin Ibrahimoviç dhe Kevin Princ Boatengu.
Në turin e parë të Kupës UEFA të sezonit 1985-86 Milani përmbyste 3-1 e Francës kundër Okserit, duke mundur të njëjtën skuadër 3-0 në ndeshjen e kthimit.
Në Champions, përmbysja e fundit është ajo e gjysmëfinales së 2007-ës kur pas humbje 3-2 në Angli, ekipi i Ançelotit zhvillonte ndeshjen perfektë kundër Mançester Junajtid në “San Siro”.
Rruga Press