Opinion/Aktualitet

Çfarë thonë në Moskë dhe Beograd për “Ballkanin e kapur”: Një njoftim i agjensisë zyrtare ruse të lajmeve dhe një pohim i profesor Prorokoviç

Shkruan Shaban Murati

Nga blloku diplomatik

1 – “TASS”, Agjencia Zyrtare Ruse e Lajmeve, 21 tetor 2021:

“Po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor programi i integrimit lokal i quajtur në fillim “Mini Shengen” dhe nga viti 2021 njihet si “Ballkan i hapur”. Ai përfshin në të Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe po merr xhiro me dominimin e qartë të Beogradit.

Krijimi i një hapësire ekonomike të përbashkët mund të kuptohet si përpjekje për të krijuar përsëri një shtet unik (Jugosllavinë) sikur asgjë nuk ka ndodhur, gjë që shkakton zëra të shumtë kundër”.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

2 – Profesor Dushan Prorokoviç, Instituti i politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare në Beograd, 21 tetor 2021:

“Formati i tanishëm i aleancës “Ballkan i hapur” është i favorshëm për Serbinë, gjë që kuptohet edhe nga një lexim i shpejtë i raporteve ekonomike. “Ballkani i hapur” është qartësisht një integrim asimetrik. Produkti i përgjithshëm kombëtar i Serbisë është 50 përqind e produktit të përgjithshëm kombëtar të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Përderisa Serbia para së gjithash eksporton në vendet e rajonit, logjikisht ky integrim më shumë është i favorshëm për Serbinë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Tani “Ballkani i hapur” përbëhet nga tre shtete. Nuk ka asnjë shenjë që me të do të bashkohen shtetet e tjera. Kështu ai është një projekt i parealizuar. Nuk përjashtohet që i tillë do të mbetet për një kohë shumë të gjatë.  “Ballkani i hapur” u çfaq te ne si zëvendësim i anëtarësimit në BE”. /gazetadita.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *