BotaKryesore

Çfarë po ndodh? Një ushtar ukrainas i vdekur, 6 të plagosur

Territori i Ukrainës lindore është njollosur me gjak, pasi një tjetër ushtar ukrainas ra i vdekur, siç njoftoi Kievi, në kufirin me Rusinë. Ndërkohë numri i të lënduarve ka shkuar në gjashtë.

Konfliktit po bëhet gjithnjë e më i fortë, me Rusinë që shton forcat e saj ushtarake, duke tensionuar klimën pas njohjes së pavarësisë së provincave Donetsk dhe Luhansk.

Daullet e luftës po bëhen gjithnjë e më të forta, me një kolonë ushtarake të përbërë nga më shumë se 100 kamionë plot me ushtarë që po shkojnë drejt kufirit ukrainas në rajonin Belgorod të Rusisë, tha një dëshmitar okular për Reuters. Pas marrjes së miratimit nga Parlamentirus për përdorimin e ushtrisë jashtë vendit, Vladimir Putin informoi gazetarët në një konferencë shtypi mbi zhvillimet në Ukrainën lindore.

Presidenti rus kishte thënë më herët se “zgjidhja më e mirë për momentin është që Kievi të braktisë synimin e tij për t’u anëtarësuar në NATO “, duke shtuar se “Ukraina është e armatosur deri në dhëmbë”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Sipas Putin, lëvizjet e autoriteteve aktuale të Kievit kanë sjellë gjithçka në zero.

“Marrëveshjet e Minskut” vdiqën “shumë përpara njohjes së djeshme të Republikave Popullore të Donbasit, jo nga ne, jo nga përfaqësuesit e këtyre demokracive, por nga autoritetet aktuale të Kievit “, tha presidenti rus.

Presidenti rus iu referua edhe kufijve brenda të cilëve pala ruse njeh shtetet e pavarura të Donetskut dhe Luhanskut.

“Deri në çfarë mase do t’i njohim këto demokraci? Ne i kemi njohur në tërësi, që do të thotë se i kemi njohur të gjitha dokumentet themelore, përfshirë Kushtetutën. “Dhe Kushtetuta përcaktoi kufijtë brenda rajoneve Donetsk dhe Luhansk, në një kohë kur ato ishin pjesë e Ukrainës, ” tha Putin.

Ndërkohë më bherët, presidenti amerikan, Joe Biden, mbajti një fjalim para popullit pas agresionit rus ndaj Ukrainës ku dje Putini njohu si të pavarura dy rajonet separatist të Luhanskut dhe Donjeckut, ndërsa sot mori leje nga Duma për dërgimin e ushtrisë jashtë kufijve rus.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohur si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti.

Kjo ëdhtë një shkelje flagrante e ligjeve ndërkmbëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *