Bota

Çfarë po ndodh në Malin e Zi, kërcënime për bomba në disa komuna

Një sërë kërcënimesh për bomba janë raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure në disa komuna në Malin e Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se kërcënimet kanë arritur në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje dhe Berane.

Ndërkohë për shkak të kërcënimeve deri më tani është evakuuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.

Kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

“Është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish. Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq”, ka shkruan ai në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Ndërkaq për shkak të alarmeve në komunën Berane është evakuuar edhe godina e pushtetit vendor. Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë për mediat se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.

“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat ​​fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Ndërkaq kujtojmë se tre ditë më parë në Malin e Zi kishte një tjetër kërcënim në një shkollë të Ulqinit, ku përmes një email-i ishte njoftuar për një masakër që mund të zhvillohej në këtë institucion.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *