Bota

Çfarë po ndodh? Holanda vret mbi 200 mijë shpendë

Rreth 170,000 shpendë do të vriten pasi autoritetet zbuluan  një  grip shumë ngjitës të shpendëve në një fermë në Holandën veriore, tha sot ministria e bujqësisë e vendit.

Fermat që gjenden pranë zonës  ku u zbuluan rastet me grip do të mbyllen derisa lloji i gripit “H5N1” të testohet për të parë nëse është përhapur, njofton ministria.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Në të njëjtën kohë, u gjet dhe një tjetër vatër gripi, në një fermë në provincën jugore të Brabantit të Veriut, thotë Ministria e Bujqësisë në një njoftim të veçantë.

Për pasojë në  këtë zonë  do të vriten rreth 46,000 shpendë. Qindra mijëra pula, rosa, gjela dhe dhjetëra zogj të egër janë vrarë në Holandë pas shpërthimeve të ndryshme të sëmundjes në vitin 2021.

Lexo më shumë  Von der Leyen i reagon Trumpit: GJNP-ja duhet të jetë e aftë të luftojë krimin ndërkombëtar

Rruga Press

YouTube player