Lajme

Çfarë ndodh nëse Presidenti Meta shkarkohet sot?

Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e Presidentit Ilir Meta në shkeljen e dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës.

Në rast se Kushtetuesja do të vërtetojë pretendimet e një grupi deputetësh të mazhorancës, atëherë Meta do të deklarohet i shkarkuar.

Në të kundërt, Meta do të qëndrojë në detyrë deri më 29 prill 2022.

Po qe se vendoset për shkarkim, Meta automatikisht nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë dhe rolin e tij e merr kreu i Kuvendit.

Meta është zgjedhur President më 28 prill 2017 me 87 vota, me mbështetjen e PS dhe LSI.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Mandati i Presidentit është 5-vjeçar dhe roli i tij është kryesisht honorifik.

Por, shpesh vendimet e Metës janë bërë shkak për përplasje me qeverinë e Ramës.

Sistemi gjyqësor në Shqipëri, nuk lejon asnjë hapësirë ankimimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm Meta ka deklaruar gjatë një interviste për Euronews Albania se në rast shkarkimi do ta ankimojë vendimin në gjykatat evropiane.

Kushtetuta nuk ka një parashikim eksplicit se si veprohet në rastin e shkarkimit të Presidentit dhe kur nisën procedurat për zëvendësimin e tij.

Parashikimi i vetëm është: Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërkohë, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit.

Kjo do të thotë se edhe në rast të mos shkarkimit, në fund të muajit shkurt, gjithsesi do të nisë procedura për zëvendësimin e Metës.

Edhe pse Kushtetuta i njeh të drejtën për t’u rizgjedhur për një mandat tjetër, vetë Meta ka deklaruar se nuk do të kërkojë një gjë të tillë.

Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Rruga Press

YouTube player