Shëndetësi

Çfarë ndodh me trupin kur mungon vitamina C?

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Meshkujt: 90 miligramë në ditë. Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji). Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë. Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart. Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë. Ajo që është e rëndësishme, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet më të pasura me vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysmë racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

Vitamina C dhe Stresi – Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës. Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh. Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë. Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

Probleme me dhëmbët – Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar – Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar. Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë. Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi – Anemia prek me qindra shqiptarë. Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës. Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Shtim në peshë – Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm. Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie.

YouTube player