Opinion/Aktualitet

Çfarë ndodh kur shteti kapet nga struktura të korruptuara dhe interesat personale?

Shkruan Fatmir Osmani

Filozofët gjermanë, si Hegeli dhe Kanti, kanë parashtruar një tezë mbi shtetin: Çfarë do të ndodhte sikur të gjithë banditët, hajdutët dhe mashtruesit e botës të vendoseshin në një ishull? Si do të organizoheshin ata për të mbijetuar? A do të krijonin një strukturë të ngjashme me një shtet, apo organizimi i tyre do të reflektonte natyrën e tyre kriminale dhe egoiste?

Ata kanë ardhë në përfundim që në një situatë të tillë, instinkti për mbijetesë do t’i shtynte të organizoheshin, por organizimi i tyre do të reflektonte natyrën e tyre kriminale. Ata do të formonin grupe interesi të bazuara në dhunë, mashtrim dhe dominim, ku sundimi do të bëhej përmes forcës dhe frikës. Në këtë “shtet” të improvizuar, do të ndërtoheshin rrugë, spitale, kafene, madje edhe shkolla, sepse këto janë të nevojshme për mbijetesën e përgjithshme dhe për të ruajtur një fasadë funksionaliteti. Përveç këtyre, ata do të krijonin edhe gjykatën e tyre, por drejtësia që do të ushtrohej aty nuk do të bazohej në parime morale apo ligjore universale, por në interesat e grupeve të fuqishme. Gjykatat do të funksiononin si mjete për të justifikuar sundimin e tyre dhe për të eliminuar kundërshtarët, duke e shndërruar drejtësinë në një farsë që shërben për të ruajtur strukturën kriminale të pushtetit. Për të mbështetur këtë sistem, ata do të kishin edhe mediat e tyre, të cilat do të shërbenin për të manipuluar opinionin publik dhe për të justifikuar veprimet e tyre të paligjshme, duke krijuar një narrativë të manipuluar që favorizonte pushtetin e tyre.

Lexo më shumë  Kurtin e forcojnë kritikët e tij të çartur

Ky model është reflektimi i përsosur i asaj që janë partitë politike si PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe në Kosovë.

PDK dhe AAK veprojnë si kartela që kanë ndarë rajonet si prona të tyre personale. Rajoni i Dukagjinit dhe Drenicës funksionojnë si provinca të ndara, ku secila ka krijuar një sistem klientelist për të kontrolluar burimet dhe për të ndarë përfitimet brenda klaneve të tyre. Ata përdorin retorikën patriotike për të justifikuar veprimet e tyre, por në realitet forcojnë strukturat banditeske brenda shtetit.

LDK operon me një pamje më “institucionale,” por në thelb ushqen një elitë të korruptuar që ka tradhtuar interesat kombëtare për të ruajtur privilegjet e saj. Kohët kur Isa Mustafa ishte kryeministër dhe Hashim Thaçi president, tregojnë një bashkëpunim të hapur për interesa personale, pa ndjesi për mirëqenien kombëtare, te cilat i’a falen veriun Serbisë.

Nisma është një derivat i të njëjtit sistem, që është krijuar për të ndarë copa të vogla pushteti dhe për të siguruar pozita për liderët e saj në kurriz të qytetarëve.

Lista Serbe është pasqyra e interesave serbe në veri, ku ky entitet funksionon si një shtet paralel brenda Kosovës, duke mbështetur strukturat kriminale dhe duke sfiduar sovranitetin e Kosovës në mënyrë të hapur. Tolerimi i saj nga partitë shqiptare, PDK, LDK, AAK ka dëshmuar bashkëpunimin me interesat që shkojnë kundër shtetit.

Lexo më shumë  Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

Të gjitha këto parti, për 20 vite, kanë ndërtuar një shtet me pamjen e një “ishulli,” ku krimi, korrupsioni dhe klientelizmi janë kthyer në normë. Rrugët, spitalet, shkollat dhe projektet e ndërtuara gjatë qeverisjeve të tyre nuk janë të destinuara për qytetarin e zakonshëm, por për të shërbyer si fasadë, ndërkohë që interesat dhe burimet kombëtare i grryenin nga brenda.

Në këtë kontekst, shteti është shndërruar në një mekanizëm sundimi përmes klientelizmit dhe korrupsionit, duke përfituar vetëm një pakicë në kurriz të shumicës. Ky model duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim dhe ndryshim, në mënyrë që Kosova të mos mbetet peng i strukturave banditeske dhe të fillojë ndërtimin e një shteti që mbështetet në drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

Zgjidhja e vetme e momentit është koalicioni LVV-Guxo-Alternativa me kryeministër Albin Kurti.

Ky koalicion paraqet një mundësi reale për të çmontuar strukturat e kapura dhe për të ndërtuar një shtet të bazuar në drejtësi, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. Qeverisja e tij është mundësia e vetme për të kthyer Kosovën në një model të një shteti që i shërben popullit dhe jo klientelave dhe serbise.

+500.000K♥️

Rruga Press

YouTube player