Bota

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë

Sot shënohet dita e shtatë e pushtimit rus të Ukrainës.

Zhvillimet po vijnë me shpejtësi, me qytetin e dytë më të madh Kharkiv, Kherson në jug dhe qytetin port Mariupol që po përballen me sulme të rënda.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, po goditet rregullisht nga raketat ruse, me katër të vrarë dhe nëntë të plagosur këtë mëngjes;
Rusia pretendon se ka pushtuar Kherson në jug të Ukrainës. Megjithatë, ka raporte kontradiktore, me kryebashkiakun Igor Kolykhayev që thotë se qyteti është “i rrethuar plotësisht” por nën kontrollin ukrainas;
Ukraina po heton një sulm të mundshëm rakete ose artilerie ruse në një aeroport në Odessa, pranë Detit të Zi;
Kryebashkiaku i Kievit thotë se trupat ruse po afrohen “gjithnjë e më shumë”, pasi raportet thonë se një kolonë e gjatë automjetesh armike janë 15 milje nga kryeqyteti;
Ukraina thotë se 5,840 trupa ruse janë vrarë në luftën shtatë ditore;
Raportet nga Ukraina të thonë se një raund i dytë i bisedimeve të paqes do të mbahet mes Moskës dhe Kievit më vonë të mërkurën.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *