Bota

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Sot shënohet dita e 15-të nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Dje korridoret humanitare ishin vendosur nëpër qytetet kryesore, duke lejuar 35,000 civilë të largoheshin nga zonat e bombardimeve ruse, më pak se 100,000 që shpresohej se do të largoheshin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha Sky News se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën me Rusinë i vetëm, duke thënë: “Mbyllni qiellin dhe ndaloni bombardimet”;
Zyrtarët thonë se civilët ishin në gjendje të largoheshin nga Sumy, Enerhodar dhe pjesë të rajonit të Kievit – por evakuimet nga Kharkiv dhe Mariupol ishin të pamundura gjatë armëpushimeve të djeshme;
Presidenti Zelenskyy thotë se rreth 35,000 civilë u arratisën nga qytetet e shkatërruara nga lufta të mërkurën. Shpresohej që 100,000 të largoheshin;
Në qytetin e Mariupolit, një spital për fëmijë dhe një maternitet u shkatërruan nga një sulm ajror rus. Të paktën 17 gra u plagosën në sulmin e dënuar gjerësisht;
Numri i të vdekurve në qytetin e rrethuar llogaritet në 1200, ndërsa situata atje është cilësuar si “apokaliptike”;
Rusia konfirmoi se ka përdorur armë termobarike vdekjeprurëse në Ukrainë, sipas inteligjencës britanike. Ato janë në gjendje të avullojnë trupat e njeriut;
OKB thotë se pothuajse 2.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt;
Më pak se 1000 viza familjare janë dhënë në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani – pasi refugjatët në Poloni u thanë se do të duhet të presin dy javë për takimin për vizën në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *