Lajme

Çfarë ka ndodhur? Ndërron jetë në Tiranë 32-vjeçari që u shoqërua nga policia për verifikim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri pasi është shoqëruar në komisariat, ka shfaqur probleme shëndetësore, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Ndalimi i shtetasit me inicialet L.K., 32 vjeç u bë rreth orës 23:07, në rrugën “Riza Cuka”.

Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur që ka çuar deri te vdekja e të riut, por ajo çka duket në pamje të parë paraqitet e rëndë, sepse i ndjeri paraprakisht është shoqëruar në komisariat nga policia dhe nuk dihet nëse rrethanat e shoqërimit përfshihen në rrethanat e shkakut që ka sjellë fatalitet.

Aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Lexo më shumë  Bujqësia dhe industria në recesion të gjatë, me rënie edhe në 2025-n në Shqipëri

NJOFTIMI

Informacion paraprak i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L.K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Lexo më shumë  Haxhiu: Shtëpia e nënës Ferdonije na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *