Bota

Çfarë është tanku Leopard 2 dhe si mund ta ndihmojë Ukrainën?

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd J. Austin, u takua me homologun e tij të sapo emëruar gjerman, Boris Pistorius, në Berlin të enjten, me Gjermaninë nën presion për të autorizuar dërgimin e tankeve gjermane Leopard 2 në Ukrainë nga vende të tjera evropiane dhe gjithashtu për të dërguar disa të Gjermanisë.

Këtu është një vështrim i shkurtër i tankeve Leopard 2 dhe se si ato mund të jenë të vlefshme për Ukrainën.

Leopard 2 është një nga tanket kryesorë luftarakë në botë, i përdorur nga Ushtria Gjermane për dekada dhe nga ushtritë e më shumë se një duzinë kombeve të tjerë evropianë, si dhe nga ushtritë e vendeve si Kanadaja dhe Indonezia. Ai është përdorur në luftën në Afganistan, Kosovë dhe Siri.

Si mund ta ndihmonte tanku Ukrainën?

Deri më tani, si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë përdorur tanke të epokës sovjetike në betejë dhe Leopardët do të ofronin një hap të madh përpara në kapacitete. Qeveria e Ukrainës ka bërë thirrje për tanke në lidhje me paketat e mëparshme të ndihmës ushtarake nga aleatët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, që përfshinin avionë, sisteme të mbrojtjes ajrore për tu mbrojtur kundër sulmeve me raketa ruse, drone dhe artileri me rreze më të gjatë.

Furnizimet me Leopard 2 do të ndihmonin në zhbërjen e epërsisë së Rusisë në fuqinë e artilerisë, që e ndihmoi Moskën të marrë dy qyteteve në provincën Luhansk ,në lindje të Ukrainës gjatë verës. Ata mund të kenë një vlerë të veçantë pasi lufta po i afrohet vitit të dytë dhe Ukraina kërkon të rimarrë territorin e humbur, teksa pret një ofensivë pranverore ruse.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Cilët janë avantazhet e Leopardëve në krahasim me tanket e tjerë?

Britania ka premtuar të furnizojë Ukrainën me 14 nga tanket e saj Challenger 2 dhe dy zyrtarë amerikanë thanë të enjten se Uashingtoni planifikoi të furnizonte me rreth 100 automjete luftarakë Stryker, megjithëse nuk është zotuar të dërgojë tanke M1 Abrams të prodhimit amerikan, të cilët kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe në përgjithësi funksionojnë me karburant të veçantë.

Ekspertët ushtarakë thanë se avantazhi kryesor i Leopard 2 ishte sasia që mund të dërgohej në Ukrainë dhe lehtësia relative e riparimit dhe logjistikës.

“Leopardët janë në Evropë, janë të dërgueshëm lehtë në Ukrainë dhe disa vende evropiane i përdorin ato, kështu që janë lehtësisht të disponueshëm,” tha Minna Alander, një studiuese në Institutin Finlandez të Çështjeve Ndërkombëtare. “Logjistika dhe mirëmbajtja do të ishin më të lehta. Pjesët e këmbimit dhe njohuritë janë këtu në Evropë, kështu që trajnimi i ukrainasve do të ishte më i lehtë.”

Përveç kësaj, për shkak se disa vende evropianë i përdorin ato, shumë kombe mund të kontribuojnë ose me tanket, ose me pjesë këmbimi, kapacitetin e trajnimit ose logjistikën, tha znj. Alander, një eksperte për sigurinë e Evropës Veriore dhe politikën e jashtme gjermane.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Pse Gjermania duhet të miratojë transferimin e Leopardëve në pronësi të vendeve të tjerë?

Sipas zyrtarëve gjermanë, rieksportimi i tankeve të prodhimit gjerman pa lejen e Berlinit do të ishte i paligjshëm.

Kontratat që një vend nënshkruan për të marrë armë nga prodhuesit gjermanë ose stoqet ushtarake gjermane kërkon që ata të kërkojnë një licencë rieksporti nga qeveria federale nëse dëshirojnë të dërgojnë armë të tilla në një vend tjetër. (Shtetet e Bashkuara kanë kërkesa të ngjashme, si dhe vendet e tjerë si Zvicra)

Cilët janë kurthet e mundshëm?

Udhëheqësit dhe ekspertët ushtarakë të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë kanë thënë javët e fundit që Rusia duket se po përgatitet për një ofensivë në fund të dimrit ose në fillim të pranverës. Nuk është e qartë nëse furnizimi me tanket perëndimorë, duke përfshirë ata Leopard 2, do të arrinte në fushën e betejës aq shpejt sa për t’u përballur me atë kërcënim.

“Ukraina ka nevojë për to, sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjithçka tregon se Rusia po përgatitet për një ofensivë më të madhe në pranverë, kështu që ora po ecën vërtet shpejt”, tha zonja Alander.

Edhe nëse ukrainasit stërviten shpejt, kjo gjithsesi mund të marrë muaj dhe ka ende pikëpyetje se sa tanke mund të sigurohen dhe në çfarë niveli mund të ruhen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *