Lajme

Çfarë është E.coli, bakteri që u identifikua në mostrat e marra nga uji në Deçan dhe helmoi mbi 1.500 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se uji pas analizave të bëra është konsideruar i papijshëm pasi janë gjetur bakterie koliforme dhe E.coli.

Spias Organizatës Botërore të Shnëdetësisë, E.coli është një lloj bakteri që zakonisht gjendet në zorrët e kafshëve me gjak të ftohtë. Ky bakter transmetohet te njerëzit kryesisht përmes konsumit të ushqimeve të cilat janë të kontaminuara, si produktet e mishit të bluar të papërpunuar ose të pazier, qumështit të papërpunuar dhe perimeve të papërpunuara e të kontaminuar.

Lexo më shumë  Kurti për New York Times: Kërcënimet ndaj Kosovës në rritje, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë, u vërtetua në shtator

E.Coli mund të gjendet edhe në ujë, kryesisht në ujërat e zeza, kjo pasi mbeturinat e kafshëve të hedhura në ujë mund të përmbajnë organizma të kësaj sëmundje.

Mbeturinat mund të hyjnë në ujë përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë tejmbushjen e ujërave të zeza, sistemet e ujërave të zeza që nuk funksionojnë siç duhet, rrjedhjet bujqësore, e hedhjen e mbeturinave shtazore.

Megjithëse shumica e llojeve të këtij bakteri janë të padëmshme ka edhe prej tyre që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Simptomat më të shpeshta nga E.coli janë dhimbja e barkut, diarreja, temperatura e të vjellat.

Simptomat e të infektuarve zakonisht shfaqen brenda 2 deri në 4 dite, por mund të zgjasin deri në 8 ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *