Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Vajzës!?
11 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave: një inciative e filluar nga Kombet e Bashkuara për të mbështetur dhe fuqizuar vajzat e reja anembane globit.
Tema këtë vit ishte përqendruar në ndihmën e vajzave për të kapërcyer fatkeqësitë.
Sipas UNICEF, 600 milion vajza adoleshente do të fillojnë punën në dekadën e ardhshme dhe 90 përqind e atyre që jetojnë në vendet në zhvillim do të shkojnë në role informale ku abuzimi dhe shfrytëzimi janë të përhapura.
Çdo vit iniciativa ka një temë tjetër të krijuar për të mbrojtur të drejtat e vajzave.
Për vitin 2019, tema ishte “Zëri im, e ardhmja jonë e barabartë”, e cila kishte të bënte me rimagjinimin e një bote më të mirë të frymëzuar nga vajzat adoleshente dhe inkurajimin e tyre për të pohuar fuqinë e tyre si krijuese të ndryshimeve.
Ndërsa këtë vit tema u përqëndrua në ndihmën e vajzave adoloshente që të jetojnë të lira nga dhuna me bazë gjinore, praktikat e dëmshme të HIV dhe AIDS.
Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Vajzës?
Nisur në 2012, Dita Ndërkombëtare e Vajzave u lançua për të adresuar çështje që prekin gratë e reja në të gjithë globin siç janë martesa e tyre në moshë të hershme, pabarazia dhe dhuna me bazë gjinore.
Nisma filloi si një projekt nga organizata globale e bamirësisë për fëmijë, Plan International, me sloganin “Sepse Unë Jam Një Vajzë” e cila theksoi nevojën për arsim më të madh, kujdes mjekësor dhe të drejta ligjore për gratë e reja në vendet në zhvillim.
Fushata u miratua nga KB dhe u shndërrua në nismën globale që është tani.
Çdo vit ka një temë të ndryshme.
E para ishte “përfundimi i martesës së fëmijëve” dhe e dyta, në 2013, ishte “inovimi i edukimit të vajzave”.
Si ndryshon arritja?
Qëllimi themelor i Ditës Ndërkombëtare të Vajzave është të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballen vajzat në vendet në zhvillim përmes mediave sociale.
Çdo vit arrin gjëra të ndryshme në varësi të temës.
Për shembull, qëllimi i inagurimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzës ishte për të luftuar faktin se 12 milion vajza nën moshën 18 vjeç do të martoheshin atë vit ndërsa 21 milion vajza në vendet në zhvillim të moshës 15 deri në 19 do të mbeteshin shtatzënë.
Ndërsa martesa e fëmijëve mbetet një shqetësim, projekte të tilla si Dita Ndërkombëtare e Vajzave ndihmojnë në nxjerrjen në pah të përhapjes së këtyre çështjeve, provokojnë biseda të rëndësishme në një nivel qeveritar dhe frymëzojnë të tjerët të veprojnë.
Cili ishte qëllimi këtë vit?
Tema e këtij viti ishte “Zëri im, e ardhmja jonë e barabartë” dhe u bën thirrje njerëzve të shfrytëzojnë rastin për t’u frymëzuar nga ato që vajzat adoleshente e shohin si ndryshimin që duan, zgjidhjet e mëdha dhe të vogla.
Kjo ditë rrjedh gjithashtu nga Konferenca Botërore e Grave që u zhvillua 25 vjet më parë në Pekin, duke sjellë më shumë se 30,000 gra nga 200 vende së bashku me synimin për të njohur të drejtat e grave dhe vajzave si të drejta të njeriut.
Në fund të konferencës, lindi një axhendë e re e politikave: Deklarata e Pekinit dhe Platforma për Veprim, duke nxitur një valë lëvizjesh që trajtojnë çështje të tilla si të drejtat e riprodhimit me pagë të barabartë.
“Sot, këto lëvizje janë zgjeruar,” thotë OKB në faqen e saj të internetit.
Ekzistojnë gjithashtu një numër organizatash të vogla që marrin përsipër sfidat e përshkruara nga KB.