Çfarë duhet të dimë për satelitët e Shqipërisë (fakte dhe të dhëna interesante)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 14 tetor paralajmëroi nga Parlamenti që Shqipëria do të lansojë dy satelitë në orbitën e Tokës
Më 20 tetor 2021 kryeministri Rama deklaroi se në mars do të lansohet sateliti Albania 1 dhe në qershor Albania 2.
Nuk dihet ende lloji i satelitëve që do të lansohen.
SpaceX ka lansuar satelitë të tillë dhe ngarkesa tjera edhe për vendet si Bangladeshi, Kazakistani, Indonezia…
SpaceX e ka “trazuar” tregun e lansimit të satelitëve duke ulur shumëfish koston e lansimit të satelitëve vegjël.
Lansimi i satelitit nga SpaceX tani për tani kushton rreth 5000 dollarë për kilogram (në SSO – Sun-synchronous orbit).
Sipas SpaceX (website) ngarkesa prej 1 deri në 200kg kushton 1 milion dollarë, ndërsa prej 200 deri 300kg kushton 1.5 milionë dollarë.
Këtu nuk përfshihet çmimi i vetë satelitit (ndërtimi apo blerja) dhe as mirëmbajtja dhe operimi me të nga stacioni tokësor (qendra e kontrollit, stafi teknik, etj.)
Satelitët e tillë mund të përdoren për:
- të kontrolluar çdo pëllëmbë të territorit;
- nevoja të bujqësisë;
- meteorologji;
- planifikim urban, etj.
Orbita e ulët tokësore gjendet në lartësinë (400km deri 5000km);
Orbita e mesme tokësore (10.000-20.000 km)
Orbita gjeostacionare (36.000km)
Satelitët në orbitën gjeostacionare janë statikë dhe rrotullohen bashkë me Tokën duke përfshirë gjithmonë territorin e njëjtë (kryesisht për telekomunikim).
Satelitët në orbitën e ulët të Tokës rrotullohen më shpejt se planeti dhe janë të dedikuar për meteorologji.
Satelitët në orbitën e mesme kryesisht shërbejnë për navigim.
Për të lansuar satelit në orbitë vendi duhet të jetë anëtar i Komitetit të OKB-së për Shfrytëzim Paqësor të Gjithësisë.
Shqipëria është anëtare e këtij Komiteti prej vitit 1959. /koha.net/
Rruga Press