Çfarë dimë deri tani për pushtimin e Rusisë mbi Ukrainën?
Zhvillimet të reja po vazhdojnë të ndodhin këtë mbrëmje teksa trupat ruse po lëvizin drejt kryeqytetit të Ukrainës pas nisjes së një pushtimi “në shkallë të plotë”.
Pak para orës 4 të mëngjesit, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe qytete të tjera të Ukrainës ndërsa Putin po fliste.
Nëse sapo po na bashkoheni këtë mbrëmje, këtu janë përditësimet më të fundit:
- Gjithsej 57 persona u vranë dhe 169 u plagosën kur Rusia nisi sot sulme të shumta në Ukrainë;
- Çernobili është pushtuar nga trupat ruse pas disa orëve luftimesh, duke i siguruar Moskës një rrugë të drejtpërdrejtë drejt kryeqytetit;
- Megjithatë, trupat ukrainase kanë rimarrë një aeroport në periferi veri-perëndimore të Kievit, ka thënë një këshilltar presidencial për agjencinë e lajmeve Reuters në orën e fundit;
- Autoritetet ukrainase thonë se ka pasur 203 sulme të kryera nga forcat ruse sot – me luftime që vazhdojnë në të gjithë vendin;
- Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi 3.5 milion dollarë (2.6 milion £) nga fondi i saj i emergjencës për të blerë furnizime mjekësore të nevojshme dëshpërimisht për Ukrainën;
- Joe Biden dhe Boris Johnson njoftuan të dy një sërë sanksionesh të reja ekonomike ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Kjo hartë tregon se ku kanë ndodhur sulmet…
Rruga Press