Bota

Çfarë dimë deri më tani për “operacionin tokësor” të Izraelit në Liban?

Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban duke synuar grupin militant Hezbollah, duke hapur një fazë të re dhe të rrezikshme në pothuajse një vit lufte.

Inkursioni, të cilin kabineti i sigurisë i Izraelit e ka quajtur “faza tjetër” e luftës së tij me Hezbollahun, është hera e katërt që ushtarët izraelitë hyjnë publikisht në tokën libaneze në gati 50 vjet, dhe e para që nga lufta 34-ditore e Izraelit në vitin 2006.

Shtrirja e inkursionit është e paqartë: Zyrtarët izraelitë e kanë karakterizuar inkursionin në Libanin jugor si të kufizuar në shtrirje, duke thënë se nuk do të ketë “pushtim afatgjatë”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Por zyrtarët nuk kanë pranuar të thonë se sa thellë do të hyjnë trupat izraelite në vend ose sa kohë pritet të zgjasë operacioni.

Kujtojmë se kohët e fundit, ushtria izraelite shpalli një operacion “të kufizuar” në Rafah, në jug të Gazës që e ka lënë qytetin në gërmadha.

Si ka reaguar SHBA?

Vëmendja është përqendruar në atë nëse SHBA-ja, dikur e fuqishme është gjithnjë e më e pafuqishme për të frenuar aleatin e saj ose për të ndikuar në luftëtarët e tjerë të mëdhenj në një krizë rajonale që përkeqësohet me shpejtësi.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

SHBA është një ofrues kryesor i armëve të Izraelit – dhe ka të ngjarë të ketë furnizuar këtë vend me bombat e përdorura për të vrarë liderin e Hezbollahut – por Biden dhe këshilltarët e tij kanë vazhduar të bëjnë thirrje për një zgjidhje diplomatike.

YouTube player