Lajme

Çështja McGonigal/ Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve: Nëse dikush merr para nga shtetas të huaj, rrezìkòn sigurinë tonë kombëtare

Skandali i Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar dhe ka marrë para nga persona të huaj ka tronditur SHBA-në.

Mediat amerikane çdo ditë publikojnë detaje të reja nga skandali korruptiv duke vënë FBI-në përpara një furtune si asnjëherë më parë, edhe pse për amerikanët deri dje ishte institucioni më i besueshëm.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Gjatë këtij raportimi, shqetësimi u ngrit nga senatori Chuck Grassley.

Ky i fundit iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA.

Edhe pse nuk përmendet me emër, pyetja e senatorit Grassley dhe përgjigjja e prokurorit Garland i referohen skandalit “McGonigal” i cili në SHBA vijon të jetë çështja e ditës.

Pjesë nga raportimi në Senatin Amerikan

Senatori Chuck Grassley: Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?

Prokurori Merrick Garland: Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *