Bota

Certifikata e Covid-19 do të jetë e vlefshme për 9 muaj

Bashkimi Evropian ka propozuar një kufi nëntë mujor për vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit për udhëtimet brenda bllokut europian, si dhe prioritetin e udhëtarëve të vaksinuar.

Vaksinimi me një dozë të tretë përforcuese do të kërkohet pas nëntë muajsh nga vaksinimi fillestar i plotë.

BE-ja gjithashtu do të nxisë shtetet anëtare që të vazhdojnë të pranojnë të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Bashkimi Evropian dhe do t’u propozojë vendeve europiane hapjen e tyre nga 10 janari për të gjithë ata që janë vaksinuar me vaksinat e miratuara nga Organizata Boterore e Shëndetësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *