KryesoreLajme

Çeku viziton qendrën historike të Prishtinës, e quan zemra e trashëgimisë dhe turizmit të qytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka vizituar Qendrën Historike të kryeqytetit, ku pa nga afër shkollën e parë shqipe, tregun dhe punën e zejtarëve që ruajnë mjeshtërinë dhe traditën artizanale të brezave.

“Qendra historike e Prishtinës është vendi ku çdo objekt, e secila rrugicë flet për trashëgiminë, historinë, artin dhe kulturën tonë. Është zemra e kulturës së qytetit dhe një potencial i madh turistik që nuk është shfrytëzuar,” theksoi Çeku.

Lexo më shumë  Filmi i Kosovës fiton Grand Jury Prize në Sundance, Çeku: Arritje historike për kinematografinë

Në kuadër të platformës “Prishtina 2035”, ai prezantoi planin për transformimin e kësaj zone në një hapësirë të gjallë dhe atraktive: restaurimin e shtëpive historike, gjallërimin e hapësirave publike, ringjalljen e artizanatit dhe kulturës lokale, si dhe krijimin e një zone ku historia, arti dhe turizmi bashkohen.

“Ne duam që çdo turist që vjen në Kosovë të mos largohet pa e vizituar këtë zonë të Prishtinës. Trashëgimia jonë kulturore duhet të kthehet në burim krenarie dhe zhvillimi për Prishtinën tonë,” tha Çeku.

Lexo më shumë  Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqperdorime në Eko Regjion

Rruga Press

YouTube player