KryesoreLajme

Çeku thotë se po presin përgjigje nga OVL-UÇK për pjesëmarrje në përvjetorin e Epopesë

Ministri i Kulturës dhe Anëtari i Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Ai ka thënë se iu kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke shtuar se “ata e kanë vendin aty”. Derisa këto organizata kishin thënë se do t’i bojkotojnë organizimet e Qeverisë, Çeku, njëherit ministër i Kulturës, ka thënë se ky organizim s’ka të bëjë me parti.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

“Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi. Epopeja është e të gjithëve”, ka thënë ai të mërkurën para mediave.

Çeku shtoi se përpjekja për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm “besoj se duhet të injorohet në rastin më të mirë”.

“Aty ata e kanë vendin dhe duhet të jenë aty. Nuk ka të bëjë me një parti apo tjetër. Këshilli është shtetëror, i Kosovës”, shtuar ai.

Këtij Këshilli i prin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si kryesues. Një vend për anëtar është lënë edhe për një përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Rruga Press

YouTube player