KryesoreLajme

Çeku sot mban tubim në Kolovicë dhe Dardani

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hajrulla Çeku, po vazhdon takimet me qytetarët në disa lagje dhe fshatra të Prishtinës, duke theksuar entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për një kryeqytet më të mirë.

“Këto ditë kemi qenë në disa lagje e fshatra, e shumë të tjera tubime e takime na presin në ditëve në vijim. Ju jam falënderues për mbështetjen, mobilizimin dhe entuziazmin që vërehet qartë në zemrat e secilit,” tha Çeku.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Ai gjithashtu përmendi dy tubimet e sotme që do të mbahen në dy lagje të Prishtinës, në shkollën “Xhavit Ahmeti” të Kolovicës dhe në shkollën “Xhemajl Mustafa” të Dardanisë.

Kandidati Hajrulla Ceku njoftoi se sonte do të jetë i ftuar në televizionin ATV, në ora 20:30.

Këtë mesazh, Çeku e përmbylli me thirrjen se intensiteti i punës vazhdon me përkushtim të plotë në të gjithë Prishtinën:“Lagje për lagje, fshat për fshat, për Prishtinën tonë.”

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Rruga Press

YouTube player