KryesoreLajme

Çeku: Po vazhdojnë restaurimet e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar për vazhdimin e punimeve restauruese në një prej shtëpive historike më të vjetra në Mitrovicë, asaj të familjes Koroglu.

Sipas ministrit Çeku, ky është një aset i rëndësishëm për qytetin, i cili do t’i rezistojë kohës dhe çdo forme të shkatërrimit anti-kulturor.

“Angazhim i parreshtur institucional, trajtim efikas ndaj trashëgimisë sonë. Punimet restauruese në një prej shtëpive më të vjetra në Mitrovicë, asaj të familjes Koroglu po vazhdojnë. Ky aset i rëndësisë së veçantë për qytetin do t’i rezistojë edhe kohës edhe motiveve anti-kulturore” ka shkruar Çeku në Facebook.

Lexo më shumë  Politikani ukrainas Oleksiy Goncharenko: Serbia mund të ndërmarrë veprime agresive në Ballkan

Tutje ai ka theksuar se Mitrovica është një nga përfitueset kryesore të investimeve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Rruga Press

YouTube player