KryesoreLajme

Çeku: Minna Fashion, shembull i krijimtarisë që po promovon Prishtinën në botë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar punëtorinë dhe showroom-in e Minna Fashion në Çagllavicë, një biznes që po i jep Prishtinës imazh dhe zhvillim ekonomik përmes shitjeve të shumta, kryesisht jashtë vendit.

Çeku vlerësoi kontributin e këtij brendi në promovimin e krijimtarisë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin nisma të tilla.

“Do të punojmë bashkë për më shumë prosperitet për bizneset e Prishtinës, për ekonomi të rritura familjare dhe për një qytet kreativ të njohur ndërkombëtarisht,” – tha Çeku.

Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të ministrit për të nxitur zhvillimin ekonomik përmes industrive kreative dhe për ta pozicionuar Prishtinën si një qendër të rëndësishme kulturore dhe inovative në rajon.

Lexo më shumë  Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Rruga Press

YouTube player