Lajme

Çeku: Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim grupin punues për në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Çeku ka thënë se punojnë me hapa të sigurtë në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Lexo më shumë  Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale, fasoneria në krizë

“Në takimin e radhës të grupit punues diskutuam për konceptin fillestar, hapat konkretë dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive”, ka shkruar Çeku në Facebook, transmeton Telegrafi.

Në takimin e delegacionit ku ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Çeku ka thënë se “Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcillet për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”.

Lexo më shumë  Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Rruga Press

YouTube player