Çeku: Është koha që Komuna të ecë me hapin e inovatorëve të teknologjisë së informacionit
Ministri i Kulturës dhe kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të kompanisë globale “Valtech”, e cila operon me sukses në sektorin e teknologjisë informative dhe ka selinë në kryeqytet.
Gjatë vizitës, Çeku u njoh me historinë e suksesit të kompanisë, projektet ndërkombëtare dhe potencialin që Prishtina ka për t’u zhvilluar si qendër teknologjike.
“Është frymëzuese të shohësh se si djem e vajza të qytetit tonë po krijojnë shërbime softuerike për kompani dhe institucione botërore. Pikërisht ky potencial është arsyeja pse unë besoj se programi ynë për digjitalizim do t’i hapë dyert për bashkëpunime të reja edhe brenda Komunës së Prishtinës,” u shpreh Çeku.
Ai theksoi se takimet me drejtues të kompanive të teknologjisë janë gjithmonë frytdhënëse, pasi ato ofrojnë njohuri të reja dhe pasqyrë të qartë për zhvillimin që po ndodh në këtë sektor jetik për të ardhmen e qytetit.
“Ata e kanë bërë hapin e tyre gjigand drejt përparimit teknologjik. Tani është radha jonë të bëhemi në një hap me ta,” shtoi Çeku.
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku theksoi programi i tij për digjitalizimin do t’i hapë dyert për bashkëpunime të reja edhe brenda Komunës së Prishtinës.
Rruga Press

