Çekia konfirmon dërgimin e tankeve në Ukrainë
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës Çeke ka konfirmuar se vendi i saj do të dërgojë tanke në Ukrainë, për tu mbrojtur nga sulmet ruse.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Jana Cernochova deklaroi se vendi i saj po dërgon në Ukrainë, pajisje bazike ushtarake.
Ajo njoftoi se Çekia po nis në Ukrainë tanke të tipit T-72 dhe automjete të blinduara.
Megjithatë ministrja çeke tha se nuk do të japë më shumë detaje në lidhje me dërgesën ushtarake, për të mos dhënë informacion të dobishëm për armikun e Ukrainës, ushtrinë ruse.
The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes çeke dhe sllovake, tha se kjo është hera e parë që një vend i huaj i siguron Ukrainës tanke që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Më parë, faqja e lajmeve çeke Echo24 tha se ngarkesa përbëhej nga disa dhjetëra tanke luftarake të epokës sovjetike T-72, të pamodernizuara, si dhe automjete luftarake BMP-1 që më parë i përkisnin rezervave aktive të Ushtrisë Çeke.
Rruga Press