Lajme

Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi, e disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri, ndërsa një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së”, theksohet në dokument.

Lexo më shumë  Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë.

Ndaj në dokument nënvizohet  presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *