Sport

Ceferin: Këta tre presidentë janë përpjekur të vrasin futbollin

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i ka suprizuar të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi, në lidhje me 3 skuadrat rebele të Superligës Europiane. Bëhet fjalë për Realin e Madridit, Barcelonën dhe Juventusin.

Në prononcimin e tij, Ceferin është shprehur se do të ishte i lumtur nëse këto 3 klube do të largoheshin nga Champions-i.

“Nuk do ta kisha problem dhe do të isha i lumtur nëse ata largoheshin”, ka thënë fillimisht Ceferin në një intervistë të botuar këtë fundjavë në “Der Spiegel”.

Lexo më shumë  Jep dorëheqje Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

“Është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një garë të re dhe në të njëjtën kohë ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Këto tre klube thjesht kanë udhëheqës të paaftë. Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli janë përpjekur të vrasin futbollin”, u shpreh Ceferin

Presidenti i UEFA-s ka goditur në veçanti Florentino Perezin, duke iu përmendur dështimin e transferimit të Kylian Mbappe.

Lexo më shumë  Jep dorëheqje Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

“Ai po kritikon UEFA-n dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Superligë Europiane dhe pastaj po përpiqet të nënshkruajë me Kilian Mbape për 180 milionë euro”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *