Cédric Wermuth – Bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate në Zvicër, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës
Cédric Wermuth – Bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate në Zvicër, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Mesazhi i tij:
Më 9 shkurt, Republika e Kosovës zgjedh një parlament të ri. Një moment i rëndësishëm edhe për diasporën kosovare në Zvicër.
Bëhet fjalë për pyetjen nëse qeveria e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes do të mund ta vazhdojë politikën e saj të suksesshme. Një politikë me prioritete që na prekin si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë.
Së pari, natyrisht: Lufta kundër korrupsionit, për një republikë që është vërtet në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të një pakice.
Së dyti: Një luftë për fuqinë blerëse dhe një ekonomi funksionale, ku mund të vazhdojmë të përmirësojmë pagat dhe pensionet për shumicën e njerëzve që jetojnë nga puna e tyre.
Së treti: Lufta për një Kosovë dhe një Zvicër gjithëpërfshirëse. Sidomos kur bëhet fjalë për të drejtat e grave dhe mbrojtjen nga dhuna.
Dhe mbi të gjitha, së fundmi: Të vazhdojmë rrugën drejt një perspektive evropiane, drejt një rruge ku Republika e Kosovës është pjesë e Evropës dhe mbron vlerat e shtetit ligjor dhe demokracisë.
Ju bëj thirrje, mikesha dhe miq të diasporës kosovare, shkoni votoni! Votoni më 9 shkurt listën 118 të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, për një Zvicër që vë njerëzit në qendër, dhe për një Republikë të Kosovës që vë njerëzit në qendër.
Rruga Press