Opinion/Aktualitet

Çdo praktikë tjetër, sidomos e Serbisë në Kosovë, paraqet cënim të sovranitetit të Kosovës nga Serbia

Nga Donik Sallova

Proceset zgjedhore të një shteti mund të zhvillohen edhe në një shtet tjetër vetëm sipas praktikave ndërkombëtare, nëpër ambasada e konsullata apo sipas ndonjë marrëveshjeje bilaterale që mund të ketë mes këtyre shteteve.

Edhe Serbia e ka këtë mundësi, të na njoh, të krijojë marrëdhënie diplomatike dhe të mund të organizojë edhe procese zgjedhore brenda kuadrit të këtyre marrëdhënieve formale diplomatike. Çdo praktikë tjetër, sidomos e Serbisë në Kosovë, paraqet cënim të sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Pse mbi çfarë baze paska të drejtë Serbia të organizojë referendum në Kosovë?

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

Tashmë është vërtetuar se tolerimi nga bashkësia ndërkombëtare i praktikave ndërhyrëse të Serbisë në jetën politike të serbëve të Kosovës nuk ka ndihmuar aspak në normalizimin e raportit të këtyre të fundit me shtetin e Kosovës. Nuk mund të konsolidohet shteti i Kosovës duke i imponuar atij praktika antishtetërore.

Qasjet paradoksale ku në njërën anë aspirohet ndërtimi i një shoqërie të barabartë komunitetesh, e në anën tjetër kërkohen ekskluzivitete politike për komunitetin serb kanë sjellë vetëm një rezultat: forcimin e interesit të Serbisë në Kosovë e që është armiqësimi i mëtejshëm i serbëve kosovarë me Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Rruga Press

YouTube player