Çdo fitues i Topit të Artë në epokën Ronaldo – Messi, nëse dyshja mund ta fitonin vetëm nga një herë
Robert Lewandowski u “mposht” Lionel Messi në garë për Topin e Artë në vitit 2021.
Shumë tifozë thonë se sulmuesi i Bayern Munichut e ka merituar çmimin falë rekordit të golashënuesit prej 48 golave në 40 paraqitje edicionin e kaluar.
Shtojani asaj këtë fillim të ‘rrufeshëm’ në edicionin 2021/22 me 25 gola në 20 ndeshje, andaj ishte kandidat vërtet i fortë për titull.
Sidoqoftë, Lewandowski nuk është ‘viktima’ e parë e dominimit të Messit dhe Cristiano Ronaldos, kur është fjala për fitimin e trofeut të Topit të Artë, ngase disa legjenda që në të kaluarën ishin parë si ‘fitues’ në fund e humbën.
Është e sigurt se futbollistët si Xavi, Andres Iniesta, Gianluigi Buffon, Franck Ribery dhe disa të tjerë do e fitonin Topin e Artë, në rast që do luanin në një epokë tjetër.
Në fjalë të tjera, nëse Ronaldo dhe Messi ishin në gjendje të fitonin vetëm nga një Top të Artë në vitin 2008, respektivisht 2009, cilët lojtarë do arrinin ta fitonin këtë titull?
2008 – Cristiano Ronaldo
2009 – Lionel Messi
2010 – Andres Iniesta
2011 – Xavi
2012 – Radamel Falcao
2013 – Franck Ribery
2014 – Manuel Neuer
2015 – Neymar
2016 – Antoine Griezmann
2017 – Gianluigi Buffon
2018 – Luka Modric
2019 – Virgil van Dijk
2021 – Robert Lewandowski
Rruga Press