Bota

“Çatia e Derrit”, manovra tradicionale e minatorëve, që po shpëton jetë njerëzish në Turqi

Një 17-vjeçare u arrit të nxirrej sot shëndoshë e mirë nga rrënojat e pallatit ku ajo banonte, i cili u shemb si pasojë e tërmeteve shkatërrimtare që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, e ku deri më tani numërohen më shumë se 41 mijë të vdekur.

17-vjeçarja Aleyna Ölmez u shpëtua nga rrënojat në ditën e 11-të të tërmetit në Kahramanmaraş, duke parë dritën e diellit pas më shumë se 248 orësh në rrënoja.

Por, si u arrit të shpëtohej e reja edhe pse vendi ku kishte përfunduar nën rrënoja ishte tepër i rrezikshëm për t’u shembur e për t’i marrë jetën?  

Lexo më shumë  Edhe Gjermania e Franca kundër idesë së Trumpit për Gazën

Për këtë, ekipet e specializuara të kërkim – shpëtimit përdorën të ashtuquajturën “çatia e derrit”, që përdoret rëndom në raste të tilla shembjesh në galeri nga minatorët.

Çfarë është metoda e “çatisë së derrit”?

Në sistemin e çatisë së derrit, materiali prej druri i prerë në madhësi të përshtatshme ngjeshet në pjesën e tavanit dhe krijohet një korridor i gjallë duke parandaluar shembjen e mbeturinave.

Falë sistemit të fortifikimit, i cili është gjithashtu i rëndësishëm për sigurinë e tyre, minatorët mund të avancojnë nëpër galeritë që kanë krijuar në thellësi të ndërtesave.

Lexo më shumë  Britania ashpërson rregullat për farmacitë online që tregtojnë ilaçe për obezitetin

Kjo ishte pikërisht mënyra që u përdor për shpëtimin me sukses dhe nxjerrjen nga rrënojat të 17-vjeçares, duke mos i rrezikuar jo vetëm asaj, por edhe vetes së tyre jetën gjatë operacionit.

Kjo metodë është përdorur gjithashtu edhe më parë, ku punonjësit e qymyrit, arritën të nxirrnin të gjallë 103 persona nga grumbujt e gërmadhave të shkaktuara nga tërmetet e 17 gushtit dhe 12 nëntorit të vitit 1999.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *