Çanak thumbon Daçiqin e publikon fotografi me sistemin anti-tank “Javelin”: Shumë gjëra do të ndryshojnë kur të arrijnë në Prishtinë
Politikani nga Vojvodina, Nenad Çanak ka thënë se shumë gjëra do të ndryshojnë kur raketat anti-tank “Javelin” të arrijnë në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në “X” ku shihet duke mbajtur një anti-tank të tillë, ka shkruar se në Ukrainë ka mësuar sesi ta përdorë sistemin anti-tank të “Javelin”.
“Në Ukrainë, pata mundësinë të shoh se si duket tanku pas takimit me Javelin. Dhe pata mundësinë të mësoja se si ta përdorja atë. Trajnimi i përdoruesit mund të bëhet në gjysmë ore. Nëse (kur?) “Javelin’ arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani”, ka shkruar ai.
Ky postim i Çanak vjen si thumbim ndaj Daçiqit, ku ky i fundit në një intervistë shprehet se nëse Serbia do luftë as një milion Javelin nuk e ndihmojnë Kosovën.
Imao sam u Ukrajini priliku da vidim kako izgleda tenk posle susreta sa Javelinom. A imao priliku i da naučim kako se rukuje njome. Obuka za korišćenje se može obaviti za pola sata. Ako (kada?) u Prištinu stignu Javeline, mnogo toga se trenutno menja. https://t.co/uAqNC4UpSj pic.twitter.com/eifl2zwuqQ
— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪 (@XXLTulip) January 16, 2024
Çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin” dhe si funksionojnë?
Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.
Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.
Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.
Rruga Press