BallinaLajme

Calavera e vetingut u përdor nga Rama/ Historia e skandalit të rëndë

Kasandra është një ‘raportues i brendshëm’ legjendar nga Brukseli. Bëhet fjalë për një gazetar, që denoncon skandale të forta nga kryeqyteti i Bashkimit Europian.

Kasandra e ‘New Europe’ u bë i njohur për shqiptarët kur publikoi skandalin e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Bëhej fjalë për blerjen e një vile. Kasandra vazhdoi me denoncimin e Vlahutin si një diplomate shumë pranë Edi Ramës.

Lexo më shumë  Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kamenicë

Por këto ditë, Kasandra ka bërë një denoncim shumë të fortë. Siç dihet, kryeministri Edi Rama ka miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese. Presidenti Ilir Meta, i nxitur edhe nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias.

Por siç raporton Kasandra, vartësja e Komisionerit të Zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, ka telefonuar Komisionin e Venecias dhe ka kërkuar të refuzohej kërkesa e Metës. Skandali është shumë i rëndë po të mendosh se Varhelyi kërkoi nga Rama që të priste mendimin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. A po e saboton Calavera shefin e saj?

Skandali bëhet shumë më i rëndë po të mendosh se Calavera është drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që mbikëqyr procesin e vetingut në Shqipëri. Sipas Kasandrës, Calavera mund të jetë duke flirtuar me Edi Ramën, të cilin e quan ‘Cubi i Ballkanit’.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Edi Rama citoi Calavera-n kur tha se nuk ka kushte shtesë nga BE për nisjen e negociatave.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:

Rruga Press

YouTube player