KryesoreLajme

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist në Banjskë

Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë sulm, më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radojçiq vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lexo më shumë  Krasniqi: Hasan Shala u ka shërbyer atyre që i dhanë pushtet për t’i arritur majat në drejtësi

“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka konfirmuar për RTK-në, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për rastin e Banjskës të akuzuar janë 45 persona, por deri tani në masë të paraburgimjt janë vetëm Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

YouTube player

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë