Sport

Caktohet gjyqtari i Shqipëri – Spanjë, shkaktoi polemika sivjet në Ligën e Kampionëve

UEFA ka caktuar gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e fundit të Grupit B të hënën mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.

Gjyqtari kryesor do të jetë suedezi Glenn Nyberg. Nyberg shkaktoi polemika në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Bayernit, e cila përfundoi baras 2:2. Të dyja ekipet pretenduan se iu mohua nga një penallti.

Lexo më shumë   Alimehmeti: Shqipëria ka buxhetin më të vogël në Evropë për shëndetësinë

Ai do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Gjyqtari i katërt do të jetë Mykola Balakin, ndërsa VAR-i i është besuar gjermanit Christian Dingert.

Shqipëria ka një pikë në vendin e tretë, ndërsa Spanja me gjashtë pikë ka siguruar avancimin tutje.

Rruga Press

YouTube player