Lajme

‘Ca mace, ca majmuna’/ Muralet që kanë ‘pushtuar’ Tiranën, banorët e pallateve nuk i ka pyetur askush, Bashkia e Tiranës refuzon të bëjë publik fondin

Pak ditë më parë Fax News trajtoi çështjen e muraleve të vendosura në pallatet e Tiranës, shpeshherë pa marrë miratimin nga vetë banorët.

Në një reagim të dhënë nga Bashkia për Fax News thuhet se është marrë mendimi i banorëve, por këta të fundit të pyetur sërish nga gazetarja Jonida Omeri, thonë se nuk iu është marrë mendimi.

Bashkia po ashtu në përgjigjen zyrtare nuk bën me dije fondin që është vënë në dispozicion për pikturimin e muraleve.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në pyetjet që Fax News i shtroi Bashkisë së Tiranës, kërkohej të dihej në lidhje me përzgjedhjen e artistëve që pikturojnë muralet, mendimi i banorëve, dhe padyshim fondi që shpenzohet për to.

Sipas Bashkisë, për pikturimin e muraleve kontaktohet me administratorët e pallateve, të cilët më pas do të duhet të marrin mendimin e banorëve, gjë e cila nuk ndodh realisht në terren, pas vëzhgimeve dhe intervistave të kryera nga Fax News.

Ja çfarë thonë qytetarët e pallateve:

-Pallati im është ky këtu, jo nuk na ka bërë përshtypje fare piktura, nuk na ka ardhur administratori që të na pyesë

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

-Absolutisht nuk na ka pyetur njeri, jemi ankuar edhe te njësia edhe te bashkia e madhe. Nuk na ka pyetur asnjë njeri, këtu banojmë, dhe sna kanë pyetur fare

-Sjam dakord fare, ca mace, ca majmuna. Nuk kuptoj asgjë fare, më sjell një energji negative.

-Këto janë budalliqe të keqen nëna, pallatet duhet ti lyejnë, ne nuk jemi galeri artesh

-Ata ja fusin sipas dëshirës.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player