KryesoreLajme

“Butrinti, beteja për Parkun”. Rai News investigon menaxhimin nga Fondacioni, pyetjet që sikletosën ministren Margariti

Televizioni italian RaiNeës ka mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër një nga ccështjet e forta të debatit publik në vend dhe jo vetëm, pas vendimit të këtij viti, ku qeveria kërkon t’ja japë të drejtën e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, Fondacionit Shqiptaro Amerikan. Gazetari Gianni Giampietro ka udhëruar drejt Sarandës e Ksamilit ku ka zhvilluar dhe intervista me studiuesin Auron Tare e ministren e Kulturës, Elva Margariti. Pasi përshkruan rrezikun që po i kanoset Butrintit duke e lënë në dorë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Giampietro kërkon të dijë më shumë.

“Një park që ka thesare me një varietet të ndryshëm kafshësh e bimësh  E gjithë kjo mund të vihet në rrezik nga një vendim i qeverisë së kryeministrit Edi Rama që ka vendosur t’ia japë Butrintit për menaxhim Fondacionit Amerikano Shqiptar. Ky vendim është kundërshtuar nga partitë Opozitare,”- thotë ai dhe më pas i drejton mikrofonin Tares.

“Problemi me Butrintin tani, përsa i përket menaxhimit, është se parlamenti ka miratuar një ligj që ia kalon menaxhimin e Butrintit një fondacioni. Ky është parku më i madh dhe më i rëndësishëm në vend. Kjo është një pikë që shumë studiues e arkeologë shqiptarë nuk mund ta pranojnë,”- shprehet studiuesi.

“Ka një tjetër problem, një pjesë do të hiqet nga Zona e Mbrojtur?”- pyet gazetari.

“Është vendimi i qeverisë gjithashtu për të përjashtuar një pjesë të Butrintit, konkretisht 800 hektarë të parkut nga Zona e Mbrojtur. Është marrë në janar të këtij viti. Kjo është arsyeja sepse unë kam punuar prej vitesh si drejtor që ta mbroj nga projektet që synojnë të realizojnë fshatra turistikë. Deri më tani, të paktën dy fshatra janë drejt përfundimit,”- përgjigjet Tare.

Më pas, Giampietro kërkon informacione nga ministrja Margariti për investime që pritet të bëhen.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Fakt është që në Ksamil dhe në plazhin e Manastirit janë parashikuar investime me vlerë 28 milionë euro. Ndaj shkuam të kërkojmë një prononcim nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti,”- thotë gazetari, por përgjigjia që merr nga Margariti është se Ksamilin e kanë gjetur të ‘pushtuar’ nga investime e ndërtimet pa leje. Ndaj, sipas ministres, nuk kanë parë asnjë vlerë arkologjike apo kulturore për ta ruajtur nga investime të tjera.

“Nuk shohim vlerë arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore në zonën që tashmë është e ‘pushtuar’ nga investime, siç ndodh me rastin e Ksamilit, që është një zonë e urbanizuar totalisht. Vitet e para pas rënies së diktaturës, ndërtesat janë ndërtuar për fat të keq pa asnjë lloj lejeje,”- thotë Margariti.  

“Ambientalistët e kundërshtojnë dhënien e Butrintit në Fondacionin,”- shton gazetari, por Ministrja e Kulturës mendon se ky fondacion do ta ngjisë Butrintin në garën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Nuk është privat, është një fondacion që ka anëtare dhe Ministrinë e Kulturës. Në këtë moment jemi në një garë të hapur ndërkombëtare për kreun e ri të fondacionit, ka pasur shumë pjesëmarrës dhe më në fund përmes kësaj nisme Butrinti do të shohë dritë në arenën ndërkombëtare,”– thotë ajo.

NDIQNI REPORTAZHIN E PLOTË

Qeveria shqiptare miratoi në Kuvend projektligjin për menaxhimin e Butrintit nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim. Vendimi për menaxhimin e këtij siti me rëndësi të veccantë ka hapur debat mes ekspertëve të cilët deklarojnë se Parku po privatizohet dhe po shkelet ligji. 800 hektarë nga sipërfaqja e Parkut të Butrintit, që ishin brenda Zonës së Mbrojtur si pasuri natyrore janë hequr ndërsa ka një mungesë të thellë transparence në lidhje me planin e biznesit për menaxhimin e Butrintit. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vite. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *