Bushati: Ushtria e zdromsit hedh kamikaze te Dosja e Lapsi, do të zhduk përgjimin
Portali Lapsi.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Botuesi dhe gazetari, Andi Bushati reagoi për këtë ngjarje me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’. Bushati thotë se ushtria e kryebashkiakut Erjon Veliaj ka kryer këtë sulm, duke lënë të kuptohet se sulmi ka ardhur pas audio-skandalit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku kryebashkiaku Erion Veliaj dëgjohet që përdor një fjalor banal e vulgar.
‘Ushtria e zdromsit ka sulmuar faqen e Lapsit, kuptohet mire sepse…‘- shkroi fillimisht Veliaj.
Në një postim tjetër, Bushati thotë se pas sulmit të Lapsi.al, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Dosja.al, pasi ne kemi ndarë audion ku dëgjohet Veliaj.
-Pasi sulmuan faqen e Lapsi.al dje, ata qe duan te zhdukin autopergjimin skandaloz kane hedhur kamikazet kibernetike edhe kunder kolegeve tane te Dosja.al. Nje prove me shume se kjo iu djeg beniamineve te ambasadave qe kercenojne kedo me SPAK e prokuriri qe i kontrollojne vete.
Rruga Press