Bushati: Serbia, prishësja e vetme e stabilitetit rajonal
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vlerësuar se Serbia është shteti i vetëm që prish stabilitetin në rajon.
Ai ka thënë se për këtë është e rëndësishme që Serbia jo vetëm të denoncohet por të rrethohet në mënyrë sa më demokratike, duke vlerësuar nga se Kosova duhet të shpërblehet për procesin demokratik që ka treguar.
“Është shumë e rëndësishme që jo vetëm të denoncohet por të rrethohet në mënyrë sa më demokratike Serbia e sotshme e cila në këndë vështrimin tim është prishësja e vetme e stabilitetit rajonal. Kosova duhet që të shpërblehet për procesin demokratik që ka demostraur për gjatë viteve. Si për sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë Bushati të hënën në një deklarim për media në Prishtinë.
Ai ka thënë se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, thelbi i konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ajo çfarë është vlerësuar si një çështje politike është kthyer në një çështje të sigurisë rajonale.
“Ngjarjet e shtatorit të vitit të kaluar në Kosovë e kanë zhvendosur thelbin e konfliktit të papërfunduar nga një çështje politike që konsiderohej është kthyer në një çështje të sigurisë rajonale, sidomos në kushtet e stuhive gjeopolitike që përjeton Evropa si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë”, ka vlerësuar ish-diplomati i Shqipërisë.
Megjithatë ai ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se Bashkimi Evropian duhet t’i kthehet objektivave të dialogut që kanë të bëjnë me normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Mendoj që dialogu është i pashmangshëm, sepse çdo mosmarrëveshje, çdo konflikt në një mënyrë a tjetër do të duhej që paqja të skicohet në një proces dialogu dhe më pas të finalizohet në një marrëveshje përfundimtare. Është e rëndësishme për BE-në për t’iu rikthyer termave të referencës së këtij dialogu, objektivave të këtij dialogu. Nuk duhet të harrohet për asnjë moment që termat e referencës dhe objektivat e dialogut kanë të bëjnë me normalizimin e dy fqinjëve”, ka thënë ai, përcjell teve1.info.
Bushati ka komentuar edhe çështjen e ndalimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, duke thënë se shtrirja e sovranitetit në gjithë vendin është proces i rëndësishëm, i cili duhet të vazhdojë në koordinim me ndërkombëtarët.
“Sa i përket dinarit po shkon në dialog, mendoj që për Kosovën termat janë shumë të qarta procesi i shtrirjes së sovranitetit, në gjithë territorin është një proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë më këmbëngulje, dhe me ndërveprime me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë Bushati.
Ai ka thënë se cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm vlerëson se në raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjithmonë ka vend për përmirësime e ndërveprime të përbashkëta, por sipas tij e rëndësishme është që orientimi i përbashkët strategjik.
Rruga Press