Lajme

Bushati-Kim: U kthyet në zëdhënëse të Qeverisë, ja deklarata më e turpshme

Analisti Andi Bushati ka shprehur kritika të forta ndaj ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke i kujtuar deklaratën më të turpshme, që sipas tij, Ambasada e SHBA ka lëshuar.

Bushati ka sjellë në vëmendjen reagimin e Ambasadës lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia gjatë mbylljes së pandemisë.

“Ky është deklarimi më i turpshëm që ambasada USA ka bërë ndonjëherë në këtë vend. Pas protestave xhenuine të adoleshentëve për vrasjen e Klodian Rashës një vit më parë ambasada u vu në rolin e zëdhënëses së qeverisë që ato kohë akuzonte opozitën për manifestime të dhunshme’, shkruan Bushati në Facebook.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Postimi i plotë i Andi Bushatit:

Ky eshte deklarimi me i turpshem qe ambasada USA ka bere ndonjehere ne kete vend. Pas protestave xhenuine te adoleshenteve per vrasjen e Klodian Rashes nje vit me pare ambasada u vu ne rolin e zedheneses se qeverise qe ato kohe akuzonte opoziten per manifestime te dhunshme.

Pra kur policia vrau nje adoleshent dhe me pas u perpoq te manipuloje ngjarjen, selia e rruges se Elbasanit “u kujdes” te fajesoje ish pushtetaret e 7 viteve me pare “qe nuk duhet te perserisin gabimet e së shkuares”.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Kush e mban mend, opozita u kap po aq e befasuar nga keto protesta sa edhe qeveria, por kjo nuk e i frikesoi aspak diplomatet amerikane te shpendanin paturpesisht pergjegjesine. Kjo tregon shume edhe per te kuptuar “te verteten” qe na thone sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *