KryesoreOpinion/Aktualitet

Bushati: Intervista e Hovenierit është një ushtrim që të fyen inteligjencën, të menderos sistemin e vlerave ku beson dhe te përdhos dinjitetin

Shkruan Andi Bushati

Intervista e ambasadorit amerikan Hovenier, ku arsyeton se pse nuk duhet hapur Ura e Ibrit, është një ushtrim që të fyen inteligjencën, të menderos sistemin e vlerave ku beson dhe te përdhos dinjitetin.

Ai në parim e pranon se duhet hedhur ky hap pro lëvizjes së lirë, por se kjo gjë s’duhet bërë tani.

Lexo më shumë  Vdiq Pjetër Ivezaj në Michigan – protagonisti i një ngjarje kthese në historinë e komunitetit shqiptar në SHBA

Po u hap ketë moment, ka rrezik per dhunë dhe dhuna rrezikon jetën e ushtarëve amerikanë…pretendon ai.

Dhe meqë ky risk, – sipas tij-, ekziston, perfaqësuesi i ShBA nuk bën presion mbi dhunuesit, por mbi qeverinë e Kosovës.

Ai as nuk e çon ndër mend të përmendë Beogradin, por shantazhon me pengimin e rruges euroatlantike të Prishtinës, pikërisht sepse do të zbatojë një parim dhe standart të kësaj pjese të botës.

Lexo më shumë  Policia aksion në veri, gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

Pra logjika: “mos e bëni se do shkaktohet dhunë, por fajin nuk e ka dhunuesi, por të dhunuarit”.

Dhe meqë s’ka asnjë skrupull për argumentim logjik, shton: “a thoni qe jeni pro amerikanë, atëherë na dëgjoni”.

Rruga Press

YouTube player