KryesoreLajme

Bursa si justifikim: Çmimet e karburanteve po i dirigjon “dora e padukshme” dhe jo tregu botëror

Krahasimi i çmimit në bursë dhe atij në karburantet e vendit ngre hije të forta dyshimi për spekulim me çmimin. Duke shqyrtuar të dhënat në 10 ditët e fundit, rezulton se ka disbalanca të theksuara në reflektimin e çmimit nga tregu ndërkombëtar në atë vendas.

Bursa është justifikimi. Çmimet e karburanteve në vend po i dirigjon “dora e padukshme” e jo tregu ndërkombëtar. Spekulimi gati në absurd me çmimet e naftës, benzinës, pa përjashtuar e gazin mund të vërtetohet nga një analizë e thjeshtë. Pak më shumë se një javë më parë, më 2 mars kur nisi edhe e përpjeta e çmimeve të hidrokarbureve, çmimi i naftës së papërpunuar Brent në bursa ishte në rreh 112 dollarë për fuçi. Karburantet në vend e tregtonin lëndën djegëse në vlerën e 192 lekëve për litër.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Pasi preku rekordin dy ditë më parë, sot çmimi në bursa arriti në gati 109 dollarë për fuçi. Kjo rënie e ndjeshme në tregun ndërkombëtar u reflektua me një ulje minimaliste në pikat e tregtimit me pakicë ku nafta u shit me rreth 223 lekë për litër.

Në harkun kohor të marrë në shqyrtim, taksat dhe tarifat e aplikuara mbi çdo litër naftë nuk kanë ndryshuar. Akciza vijon të jetë 37 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë, ajo e karbonit 3 lekë, rilicencimi 7 deri në 10, markimi e skalimi 3 lekë, kontrolli i pompave 3 lekë si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, po 20 për qind.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Duke pasur parasysh se elementët përbërës të naftës, janë çmimi që blihet në bursa, taksat që i paguhen qeverisë, si dhe marshi i fitimit të kompanisë, disbalanca e reflektimit të çmimit nga tregu ndërkombëtar në atë vendas ngre hije të forta dyshimi për abuzim me çmimin .

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *