Bundestagu sot vendos për vazhdimin e pranisë së ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë
Bundestagu gjerman do të vendosë të premten për vazhdimin e mandatit të ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Vendimi i qeverisë gjermane parasheh pjesëmarrjen e pandryshuar të Bundeswehrit në misionin e KFOR-it me 400 ushtarë, siç thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Bundestagut.
“Situata e sigurisë është ende kryesisht paqësore dhe stabile, por ka ende potencial për konflikte dhe përshkallëzim, veçanërisht në veri. Ekziston gjithashtu një situatë e tensionuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe situata e brendshme politike në Kosovë është , me fokus në veri dhe më e brishtë. Për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, ka një shqetësim në rritje për përpjekjet ruse për destabilizim”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane.
Bazë ligjore e mandatit të misionit është, sipas njoftimit, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe vendimi për themelimin e misionit të NATO-s nga viti 1999.
Sipas qeverisë gjermane, autoritetet në Kosovë kanë shprehur dëshirën që KFOR-i të vazhdojë prezencën e tij.
Rruga Press