Bota

​Bundestagu miraton masat e reja anti-COVID

Zyrtarët gjermanë të Shëndetësisë u kërkuan të premten banorëve që të shmangin të gjitha kontaktet jo thelbësore, pasi vala e katërt e koronavirusit goditi vendin dhe parlamenti miratoi një paketë të re masash për shëndetin publik.

“Kjo është një emergjencë kombëtare”, deklaroi sot kreu i organit të kontrollit të sëmundjeve, në Institutin ‘Robert Koch’ (RKI), në Berlin, Lothar Wieler.

Wieler u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke kërkuar gjithashtu mbylljen e kafeneve me ajrosje të dobët.

Lexo më shumë  Media gjermane: Berlini kërkon që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen, por edhe të hetohen siç duhet! Kusht për hyrjen në BE

“Spitalet ishin të ngarkuara në shumë rajone dhe nivelet në rritje të vaksinimit ishin të pamjaftueshme për të frenuar pandeminë”, tha Wieler.

“Shkalla e përgjithshme e të vaksinuarve plotësisht ka mbetur e pandryshueshme në rreth 68 përqind. E gjithë Gjermania është prekur nga një shpërthim i madh i virusit. Ne duhet të marrim në dorë frenat e emergjencës”, tha kreu i RKI, ndërsa u tërhoq nga thirrja për një izolim të plotë.

Lexo më shumë  Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

Në deklaratën e tij, ministri në largim i Shëndetësisë, Jens Spahn, la të nënkuptohet se mund të vendoset një masë izolimi, ndërsa bëri thirrje për t’iu bashkuar përpjekjes së përbashkët kombëtare duke paralajmëruar se, vaksinimi si një masë e vetme nuk do të ishte në gjendje të thyente valën e re të virusit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *