Bota

Bundestagu miratoi urgjentisht masa të reja – spitalet para kolapsit

Ligjvënësit gjermanë miratuan sot masat e reja për të luftuar një numër rekord të infeksioneve me coronavirus.

Vendimi erdhi pasi drejtori i agjencisë gjermane të kontrollit të sëmundjeve paralajmëroi se vendi mund të përballet me një “Krishtlindje vërtet të tmerrshme”.

Ndër masat e reja është edhe kërkesa që punonjësit të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë shëruar nga COVID-19 ose se kanë rezultuar negativ në testin për virusin, në mënyrë që të kenë mundësi të hyjnë në vendin e punës.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Masat u miratuan në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit gjerman, me votat e socialdemokratëve, të të Gjelbërve dhe Liberal Demokratëve, raporton agjencia AP, duke kujtuar se këto tri parti aktualisht janë duke negociuar formimin e një qeverie të re.

Masat e reja do të miratohen gjithashtu nga dhoma e lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat. Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve, “Robert Koch Institute” raportoi 65,371 raste të reja ditore, të cilat thyen rekordin e mëparshëm 24 orësh dhe vazhduan trendin rritës për të cilin ekspertët kanë paralajmëruar prej javësh.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ai tha se Gjermania duhet të rrisë shkallën e vaksinimit në mbi 75 për qind, nga 67.7 për qind që është aktualisht. Disa zona në Gjermani kanë një shkallë vaksinimi që arrin vetëm 57.6 për qind.

Ai gjithashtu paralajmëroi se spitalet në të gjithë Gjermaninë po përpiqen të gjejnë shtretër për pacientët me coronavirusi dhe ata me sëmundje të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *